Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një arsenal armësh në Gramsh


Një arsenal armësh është gjetur në fshatin Çekrez të Gramshit, konkretisht në kasollen me gurë të shtetasit Kadri Çekrezit aktualisht i vdekur.

Mësohet se disa të rinj kanë gjetur:

  1. rreth 50 granata dore mbrojtëse
  2. ⁠17 granata sulmuese
  3. ⁠rreth 30 a 40 granata dore me bisht druri
  4. ⁠një sasi ndezësash te futura ne kuti plastike
  5. ⁠200 ose 300 fishekë kallashnikovi
  6. ⁠një sasi fishekësh 7.62 mm

Ndërkohë, të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur me urgjencë në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.