Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja zyrtare reagon pas prezantimit të kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit: Berisha në garë për të na dëmtuar


Partia Demokratike ka reaguar përmes një njoftimi për mediet pas prezantimit të 6 kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e 6 Marsit.

PD-ja zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se ka hyrë në garë vetëm për të dëmtuar PD-në.

“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike.

Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. 

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.

Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën.”- thuhet në reagimin e PD-së.

Pak më herët, Berisha u shfaq në një konferencë për mediet krah 6 kandidatëve që fituan Primaret e ditës së djeshme. Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri vlerësoi zgjedhjet e mbajtura dje, duke u shprehur se për herë të parë në historinë e pluralizmit u zhvilluan zgjedhje me standard.

Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit janë Bardh Spahia, Ardian Muka, Elton Bano, Premtim Kryemadhi, Lulzim Vrana dhe Hekuran Xhani.