Vendosni fjalën kyçe....

Era e fortë merr zvarrë aeroplanin mbi pistë, e rrotullon sipas qejfit (Video)


Erërat e forta bënë që një aeroplan në Buenos Aires të nisej në fluturim më herët se sa pritej, pasi stuhia mbërtheu avionin në pistë.

Pamjet e pazakonta kapën çastin kur një stuhi e fortë me erëra deri në 100 milje në orë përfshinë aeroportin ‘Aeroparque Jorge Newbery’ duke bërë që një aeroplan pasagjerësh Boeing 737-700 i përdorur nga ‘Aerolineas Argentinas’ të rrëshqiste në pistë dhe të përplasej me shkallët e hipjes së pasagjerëve.

Era e rrotulloi pothuajse plotësisht avionin dhe ai u ndal vetëm për shkak të përplasjes së krahut të tij në një ndërtesë pranë pistës.

Avioni pësoi dëmtime të lehta, duke detyruar anulimin e fluturimit të radhës të planifikuar.

‘Aerolineas Argentinas’ raportoi anulimin e 100 fluturimeve dhe vonesat për shkak të ndikimit të stuhisë në operacionet e ‘Aeroparque’.

Stuhia e fortë, e cila preku edhe Uruguain fqinj, shkakto16 viktimanë Argjentinë.