Vendosni fjalën kyçe....

Laçi bën kthesën në rezultate, fitojnë më Korçë përballë Skënderbeut


Laçi është rikthyer te fitoret në Superligën shqiptare pas 8 ndeshjes pa marrë 3 pikë.

Kurbinasit e bënë kthesën përballë Skënderbeut në transfertë duke fituar me rezultatin 0-1.

Goli i Mjakajt në minutën e 12 i dha fitoren të besuarve të Mirel Josës.

Në pjesën e parë të besuarit e Gozdenovic fituan një penallti por VAR ndryshoi vendimin.

Laçi në fund rrëmbeu tre pikët të cilët e largojnë nga zona e rënies ndërsa korçarët zbresin në vendin e pestë, pas fitores së Vllaznisë përballë Tiranës.