Vendosni fjalën kyçe....

Bolonja fiton ndaj Romës dhe ngjitet në vendin e katërt në Seria A


Roma është treguar e pafuqishme përball Bolognas sonte, në takimin e javës së 16-të në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourino pësoi humbje në udhëtim, duke regjistruar kështu humbjen e pestë të sezonit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Renato Dall’Ara” përfundoi me rezultatin 2:0.

Nikola Moro (37’) dhe Rasmus Kristensen (49’ autogol) realizuan për fitoren e vendasve.

Bologna pas kësaj fitore ka 28 pikë dhe tani renditet e katërta në tabelë.

Roma mbetet në kuotën e 25 pikëve dhe pozicionohet e shtata.