Vendosni fjalën kyçe....

Vendet po i turren arit, blejnë sasi të mëdha, kryeson Kina


Bankat qendrore kanë vazhduar blerjen e arit me ritme te shpejta, me blerjet mujore neto të raportuara që arrijnë në 42 ton në tetor, ka zbuluar Këshilli Botëror i Arit (ËGC).

Sipas një raporti të botuar javën e kaluar, shifra ishte 41% më e ulët se totali i rishikuar i shtatorit prej 72 tonelatash, por gjithsesi 23% mbi mesataren mujore prej 34 tonelatash në periudhën janar-shtator.

Banka Popullore e Kinës (PBoC) mbeti blerësi më i madh i shufrave, duke raportuar blerje prej 23 tonelatash ar në të 12-tin shtim mujor radhazi në rezervat e saj. Kjo thuhet se i sjell blerjet neto të PBoC në 204 ton gjatë vitit 2023, me rezervat e saj të përgjithshme që arrijnë në 2,215 ton.

“Pavarësisht rritjes së konsiderueshme, rezervat e raportuara të arit përbëjnë ende vetëm 4% të totalit të rezervave ndërkombëtare të bankës”, shkroi WGC.

Banka Qendrore e Turqisë bëri gjithashtu një blerje të konsiderueshme gjatë muajit, duke blerë 19 ton për të rritur rezervat e saj zyrtare të arit në 498 ton.

Përtej këtyre dy bankave, blerja ishte më modeste, vuri në dukje raporti.

Banka Kombëtare e Polonisë thuhet se vazhdoi të shtonte stokun e saj të arit, duke blerë gjashtë ton të tjerë.

Rezervat e saj të metalit të verdhë tani janë rritur me mbi 100 ton këtë vit, duke shkuar në 340 ton në total. Banka e Rezervës së Indisë, Banka Kombëtare Çeke, Banka Kombëtare e Republikës së Kirgistanit dhe Banka Qendrore e Katarit ishin blerësit e tjerë të rëndësishëm në tetor.

Raporti vuri në dukje gjithashtu se blerjet e arit nga banka qendrore kanë tejkaluar shumë shitjet e metalit deri më tani këtë vit.

“Edhe përpara blerjes neto të tetorit, ne vumë re se viti 2023 ka të ngjarë të jetë një vit tjetër kolosal i blerjes së arit nga bankat qendrore. Duke filluar pozitivisht tremujorin e katërt, kërkesa e bankave qendrore të këtij viti duket se do rritet edhe më shumë,” përfundoi ËGC.