Vendosni fjalën kyçe....

U kap me kanabis në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Dibër, procedohen tre shokët e tij


Një i ri u arrestua në Dibër, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza, në automjetin që drejtonte.

Pas hekurave ka rënë 23-vjeçari Franko Bici nga Tirana, ndërsa janë proceduar penalisht 3 pasagjerët që udhëtonin me 23-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi Endi Llupa; Vilson Mehmeti dhe Parid Kullaj.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohen dozat e kanabisit, një shumë parash dhe 5 aparate celular.

Në kuadër të operacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, kanë vijuar punën në terren për goditjen e veprimtarive kriminale në këtë fushë.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për disa shtetas që udhëtonin nga Tirana drejt Peshkopisë, për të cilët dyshohej se posedonin dhe do të shisnin doza me lëndë narkotike kanabis në qytetin e Peshkopisë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, është organizuar puna për goditjen e këtij rasti.