Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i reagon Artan Hoxhës: Nuk ka gazetaruc në bordero bandash të më verë gjobë


Erion Veliaj duket se nuk e ka përtypur mirë fotografinë e Mercedesit në derën e Bashkisë Tiranë për të cilën gazetari Artan Hoxha shkroi se është parë të qarkullojë kryebashkiaku në të.

Pas reagimit të parë gjatë një dhënie banese në Farkë, Veliaj ka reaguar edhe në rrjetin social Twitter duke e akuzuar Artan Hoxhën se është në “bordero bandash” dhe se kërkon t’i vërë gjobë.

“Jo Tan Pasmaçiu, por askush! Nuk ka asnjë gazetaruc në bordero bandash, apo trafikant droge me TV të më verë gjobë. “Ka blerë super Benz fringo të ri”, Erion veliaj reagon pas fotos së Artan Hoxhës: Unë s’jam rraqexhi makinash, duan të më venë gjobë”-shkruan Veliaj në Twitter.