Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mesazh deputetëve që nuk u bashkuan në Kuvend: Treni i Rithemelimit nuk ndalet çdo kush është i mirëpritur


Ish-kryeministri Sali Berisha pasi votoi në Kuvendin e PD-së për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit dha një mesazh edhe për deputetët që nuk ju bashkuan ditën e sotme.

Berisha u tha se treni i Rithemelimit të PD-së nuk ndalet dhe se do jetë shpëtimtar për Shqipërinë.

Ai tha se nuk ka më kohë të shpenzohet për problemet e brendshme dhe kushdo është i mirëpritur të bashkohet.

Të garantoj se ky Kuvendi ishte i bashkimit, sot në sallë ishin me qindra delegatë, aty në atë listë ka dhjetëra të propozuar për anëtar të Këshillit nga ato demokratët që para 6 marsit qëndruan në pozicion tjetër. Detyra ime është bashkimi i bazës dhe ju i shihni xhirot e ish-kryetarit, për të kuptuar që dëshmojnë se sa e bashkuar është sot PD në bazë.

Një pjesë e mirë e deputetëve ishin, një pjesë tjetër nuk ishin, dy gjëra për ato, ky tren s’mund të ndalet kurrë, treni i PD të Rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë… S’ka më kohë të shpenzohet me problemet e brendshme, cili do që do t’i bashkohet trenit është i mirëpritur”, tha Berisha