Vendosni fjalën kyçe....

“Mos u mburr sikur po i bën me lekët e tua” – Rama futet në debate me komentuesit


Kryeministri Edi Rama ka debatuar këtë mëngjes me disa qytetarë përmes komentesh, pas një videoje që postoi ai ku përpiej të tregonte punën e kryer nga qeveria e tij në zonën e Kamenicës.

Në videon e Ramës thuhet se tashmë kjo zonë ka jo vetëm një shkollë të re, por edhe ujësjellës të ri dhe rrugë të asfaltuara.

“MIRËMËNGJES me punë jo gjumë”, shkruan Rama duke thumbuar kështu dhe opozitën.

Mirëpo një qytetar i vë në dukje Ramës se kjo është detyra e tij si kryeministër dhe të mos mburret kot sikur po i ndërton shkollat me paratë e veta.

“E ke për detyrë ti bësh ti dhe kushdo tjetër është në shtet, dhe mos u mburrni kot sikur i bëni me lekët tuaja se me lekë të shtetit i bëni.”- komenton qytetari.

Koment ky të cilin kryeministri nuk e ka lënë pa përgjigje, pasi i ka tërhequr vëmendjen mes shumë të tjerave.

“Pikërisht për mënyrën se si e bëjnë detyrën vlerësohen qeveritë, se me lekët e shtetit punojnë të gjitha, po ka qeveri që vrasin dhe ka qeveri që ndërtojnë!”- përgjigjet Rama.

Në një tjetër koment, Rama shprehet se kush nuk do të shikojë “nuk shikon”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *