Vendosni fjalën kyçe....

Suedi, ashensori bie sipër kantierit të ndërtimit, pesë të vdekur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stokholm të Suedisë, ku një ashensor ka rënë në një kantier. Për pasojë kanë vdekur pesë persona.

Ngjarja ndodhi në Sodbiberg të Stoklohmit, kur një ashensor ra nga një lartësi prej 20 metrash.

Një kompleks ndërtesash 14-katëshe po ndërtohet në vend në emër të konsulencës së pasurive të paluajtshme CBRE. Kompania e ndërtimit Andersson Company është përgjegjëse për respektimin e rregullave të sigurisë në kantier, sipas mediave.

Autoritetet suedeze kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet për shkelje të sigurisë në punë.