Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa për heqjen e imunitetit të Berishës, Këshilli i Mandateve mblidhet më 18 Dhjetor


Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të zhvillojë mbledhjen më 18 Dhjetor, ku do të diskutohet për dhënien e autorizimin nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të ish kryeministrit Saliu Berisha.

Mledhja do të do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit.”, thuhet në njoftim.

Sali Berisha nuk do të bëjë më rezistencë, por do i dorëzohet SPAK-ut, që kërkon ashpërsim të masës ndaj tij, me burg apo në shtëpi.