Vendosni fjalën kyçe....

“Çështja Beleri”, Stano i përgjigjet Greqisë: Të zbatohet dhe respektohet sundimi i ligjit


Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano i ka dhënë një përgjigje të prerë Greqisë për çështjen e Fredi Belerit, ku Athina kërcënon me pengimin e rrugëtimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë një interviste të dhënë për Open Tv News, Stano iu kundërpërgjigj Greqisë, duke i thënë se nuk duhet të kijojë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe. 

Stano thekson se në këtë çështje të zbatohet sundimi i ligjit.

Pjesë nga intervista në OPEN TV News:

Gazetarja: Qeveria greke e bëri të qartë që do të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sa kohë që Kryetari i zgjedhur për Bashkinë e Himarës mbetet në burg.

Stano: Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, duke zbatuar parimet dhe rregullat. 

Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit, ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit.