Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter ka goditur ishullin e Porto Rikos. Në vend janë raportuar dëme të shumta materiale me godina të tëra që janë shkatërruar.
Lëkundjet e para u ndjenë 11 kilometra larg Tallaboas, një komunitet i vogël në jug të ishullit, raportoi USGS. Një seri ngjarjesh më pak të fuqishme sizmike në zonë pasuan brenda një ore.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale e media tregojnë ndërtesa të dëmtuara nga lëkundjet. Deri tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Tërmeti i sotëm pason atë të dhjetorit 2019 ku pas lëkundjeve me magnitudë 6.4 Rihter humbën jetën disa persona.