Vendosni fjalën kyçe....

Ziadin Sela: S’do i njohim zgjedhjet e vjedhura, BDI bleu vota e u bëri presion votuesve


Kreu i partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar ditën e sotme se raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut pohoi blerje të organizuar të votave e presion ndaj votuesve.

Sela tha se zgjedhje të këtilla nuk do pranohen ndërsa theksoi se raporti ndërkombëtar ka pohuar blerje të organizuar të votave dhe presion ndaj votuesve nga ana e BDl-së në vendvotime të ndryshme në Kërçovë, Saraj dhe Zajaz.

Ai tha gjithashtu theksoi se koalicioni ka vërejtur shumë raste të tjera të shkeljeve të legjislacionit zgjedhor dhe se janë duke dokumentuar dhe përgatitur ankimimet e tyre, raporton INA.

Në reagimin e tij, Sela u bën thirrje institucioneve shtetërore që të bëjnë punën e tyre dhe të sigurojnë që vullneti i qytetarëve të ruhet.

Ai thekson se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht e BE-së dhe e SHBA-së është jetike për të siguruar hetimin e duhur të rasteve të dyshuara të mashtrimit zgjedhor.

Sela përfundoi reagimin e tij duke theksuar se zgjedhjet e vjedhura nuk do të pranohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *