Vendosni fjalën kyçe....

Lufta në Ukrainë, Inteligjenca Amerikane publikon bilancin: 315 mijë ushtarë të vdekur dhe të plagosur në Rusi


Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë vlerësuar se nga nisja e luftës në Ukrainë, ushtria ruse ka pësuar humbje që llogariten në 315 mijë ushtarë që kanë humbur jetën dhe janë plagosur.

Deri më tani, mbështetësit e financimit për Ukrainën argumentojnë se presidenti Joe Biden nuk ka bërë një punë të mirë për t’i shpjeguar popullit amerikan pse shumat në dukje të mëdha parash janë në të vërtetë një gjë e mirë për ta.

“Ne po shohim se ukrainasit në thelb çmontojnë forcat e armatosura konvencionale të Federatës Ruse,” tha këtë javë Luke Coffey nga instituti amerikan “The Hudson Institute”.

“E gjithë kjo po ndodh pa një amerikan të vetëm që ka tërhequr këmbëzën apo pa u qëlluar”, shtoi ai në mbrojtje të argumentit se SHBA duhet të vijojë dërgesën e ndihmave drejt Kievit.