Vendosni fjalën kyçe....

U përplas me mbrojtësen metalike të rrugës, plagoset 57-vjeçari në Elbasan


Një aksident ka ndodhur në fshatin Karinë pranë aksit rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, pasi një shtetas 57 vjeçar është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Sipas policisë shtetasi S.S. ka marrë dëmtime, por ndodhet jashtë rrezzkut për jetën.

 

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë, automjeti me drejtues shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja është dëmtuar 57-vjeçari dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.