Vendosni fjalën kyçe....

Beqaj 9 orë në SPAK, u mor në pyetje si person nën hetim


Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas më shumë se 9 orësh ka dalë nga ambientet e SPAK.

Mësohet se ish-ministri i shëndetësisë është marrë në pyetje si person nën hetim.

Beqaj ka hyrë rreth orës 09:00 në ambientet e SPAK dhe raportohet se ka dalë tani.

Por, ndërsa ka hyrë në ambientet e SPAK për të dhenë sqarime në lidhje me tenderin e shumëpërfolur të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ai ka parkuar gabim jashtë ambienteve automjetin e tij luksoz.

“Dhashë sqarime si person nën hetim. Kerkova të kryhen veprime të tjera hetimore”, deklaroi ai.

Sic e dini që nga data 20 nëndor jam një person në hetim për sterilizimin. Patëm një seance pytjesh me OPGJ. Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të behen dhe disa veprime hetimore shtesë. Gjatë kohës së auditimit nuk kam qenë ministër” tha ndër të tjera Beqaj.

GJKKO i caktoi masën “detyrim paraqitje” në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.