Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia Vlorë, tender 700 milionë lekë pa garë për pastrimin e Orikumit (DOKUMENTI)


Bashkia e Vlorës ka shpallur fituesin e tenderit me vlerë 700 milionë lekë (të vjetra), pa konkurencë, për pastrimin e zonës së Orikumit.

Në Buletinin e Prokurimit Publik, Bashkia e qytetit bregdetar njofton se ka shpallur kompaninë “Baitel (Bojo Resort)” fitues të tenderit për ‘Shërbimin e pastrimit të Njësisë Administrative Orikum”.

Në bazë të të dhënave zyrtare, fituesi ka ofruar shërbimin për vlerën 65. 7 milionë lekë të reja pa TVSH, e cila, në total, përllogaritet në mbi 70 milionë lekë të reja (700 mijë USD).

Në këtë tender, të shpallur në fund të Tetorit 2019, rezulton që të ketë marrë pjesë vetëm një kompani, e cila, logjikisht, është shpallur edhe fituesja.

Bashkia e Vlorës, e drejtuar nga Dritan Leli, njofton se për këtë tender nuk ka pasur asnjë kompani të skualifikuar dhe se ka pasur vetëm një pjesëmarrës, pikërisht kompaninë e shpallur fituese, “Baitel (Bojo Resort).

Tenderat pa garë reale krijojnë, shpesh, dyshimet për procedura të paracaktuara nga autoritetet kontraktore. E, megjithatë, pavarësisht dyshimeve, institucionet publike, në veçanti ato lokale, e ndjekin rëndom procedurën e shpalljes së fituesve të tenderat, në të cilët marrin pjesë vetëm një operator ose ku kualifikohet vetëm fituesi dhe të tjerët skualifikohen.

Në rastin konkret, Bashkia e Vlorës e ka shpallur të njëjtin kompani fituese të një tenderi “me negociim, pa shpallje paraprake”, në fund të dhjetorit 2019, për një fond prej 65 milionë lekë të vjetra, në kushtet kur duhet ofruar shërbimi i mëparshëm, deri sa të zhvillohej tenderi i ri për vitin 2020.

Dhe, siç rezultoi më pas, e njëjta kompani, në Shkurt 2020, u shpall nga Bashkia e Lelit, fituese e tenderit pa garë për pastrimin e Orikumit për të gjithë vitin 2020.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Boldnews


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *