Vendosni fjalën kyçe....

Gjashtë makina përplasen varg në Rrugën e Kombit


Gjashtë makina janë përfshirë në një aksident në Rrugën e Kombit mëngjesin e sotëm.

Megjithatë fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur të lënduar rëndë.

Përplasja ka ndodhur pranë fshatit Blinisht ndërsa në përplasje janë përfshirë një kamion e 5 makina të vogla.

“Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.” – thuhet në njoftimin e policisë.