Vendosni fjalën kyçe....

Kevin Hart do bëhet përsëri baba i një vajze


Aktori amerikan Kevin Hart do të bëhet përsëri baba i një vajze. Me rastin e festës së nënës, të dielën komediani zbuloi se gruaja e tij Eniko, ishte shtatzënë me një vajzë.

“Gëzuar Ditën e Nënës për këtë grua të bukur, bashkëshorten time… Ne të duam Eniko Hart… Dhe jemi të emocionuar për ardhjen e vajzës sonë të vogël”- shkroi ai, së bashku me një foto familjare ku shihen edhe tre fëmijët e tij: vajza 15-vjeçare Heaven, dhe djemtë 2-vjeçari Kenzo, 2, dhe 12-vjeçari  Hendrix.


Edhe Eniko, e cila u martua me Kevin Hart në vitin 2016, gjithashtu e ndau lajmin e lumtur me ndjekësit e saj në Instagram.

“Në këtë ditë të nënës Zoti na ka bekuar me një vajzë tjetër, kjo shtatëzani ndihej fiks sikur të ishte një djalë saqë do isha betuar për këtë.

Unë kam bërtitur, qeshur dhe qarë kur e morëm vesh këtë herë, sepse ajo & Kenzo janë ajo për të cilën jam lutur gjithmonë. Ëndrrat me të vërtetë realizohen dhe ne jemi të mbushur me gëzim”– tha Eniko.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *