Vendosni fjalën kyçe....

Basha në 33-vjetorin e krijimit të PD-së: Mirënjohje themeluesve, askush nuk mund ta bëjë pis këtë ngjarje historike


Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, feston në Pallatin e Kongreseve, 33 vjetorin e themelimit të saj.

Lulzim Basha e ka nisur fjalimin duke thënë se sot ata janë mbledhur për të kujtuar një ditë të shënuar jo vetëm për për pjesëtarët e partisë apo demokratët, por për të gjithë shqiptarët.

Ai shton se këtë ngjarje historike askush nuk do të mund ta bëjë pis.

Pjesë nga fjalimi:

Jemi mbledhur sot bashkë per te kujtuar një ditë te shënuar jo vetëm për ne, demokratët, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.

33 vite me pare, në 11 dhjetor 1990, 343 firmëtare dorëzuan nëminsitrinë e drejtësisë së asaj kohe peticionin për të regjistruar themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Partinë e parëqë shenoi ardhjen e demokracisë dhe pluralizmit shqiptar, qe coi drejt përmbysjes së regjimit 45 vjecar komunist ne Shqipëri.

Ata 343 firmëtare të parë të themelimit të Partisë Demokratike, pedagogë, studentë intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë, nuk përfaqësonin vetëm kurajon e tyre, nuk përfaqësonin vetëm maturinë dhe inteligjencën e tyre; ata përfaqësonin aspiratën e një shoqërie të tërë, aspiratën e të rinjve shqiptare për liri dhe demokraci.

Pikërisht për këtë arësye, Partia Demokratike e Shqipërisë, 11 dhjetori si dita e themelimit të saj, është një nga ngjarjet më tëbukura dhe me domethënese në historinë e popullit tone.

Askush, asnjëherë, nuk do të mund të beje pis ngjarjen historike të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Askush dhe asnjeherë, nuk do të mund ta fshije sakrificën e themeluesve të saj qe nga Tirana e deri ne skajin me te larget te Shqiperise.

Askush dhe asnjeherë, nuk do të mund ta përvetësojë historinë e saj.

Sepse Partia Demokratike e Shqipërisë, është partia e shoqërisësë lirë shqiptare, është partia e studentëve të dhjetorit, ështëpartia e ëndrrës së madhe të një kombi te tere për liri. E di qe ne kete pervjetor nuk jemi aty ku do te donim te ishim!
E di që në këtë përvjetor nuk i kemi ne krah te gjithe!

E di që në këtë pervjetor shumë nga njerëzit që punuan dhe kontribuan për Partinë, nuk janë këtu me ne.

E di qe ne kete pervjetor jemi zhgenjyer nga shume per te cilet vetem kemi dhene keto vite.

E di qe ne kete pervjetor nje pjese e jona sillet akoma rrugeve, e verbuar nga interesi personal e frikesuar nga gjykimi i historise e trembur nga dora e drejtesise!

E di qe sot shume qytetare pyesin: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?

Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare,

Eshte partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë europiane shqiptare.

Në këtë datë të shënuar të pervjetorit te themelimit,
Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne!

11 dhjetori i viti 1990 do të jetë gjithmonë data e lirisë shqiptare, data e demokracisë së saj.

Ndaj sot, ne 11 dhjetor, është dita për të nderuar dhe për tëfalenderuar gjithe themeluesit e Partisë Demokratike, gjithe atanjerez të lirë që donin zhvillimin e Shqipërisë dhe prosperitetin e saj. Partia Demokratike ishte lëvizja e parë politike që kishte nëvizionin e saj liritë politike, civile dhe ekonomike te shqiptareve, ishte drita e parë e shpresës per një Shqipërie të hapur, per një Shqipërie demokratike.