Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata nga Kina: NATO duhej të ishte shpërbërë që në vitin 1991


Kina beson se NATO duhej të ishte shpërbërë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, për të cilin u krijua të frenonte.  

Kështu të paktën tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian. Në vend të kësaj, sipas tij NATO u zgjerua dhe futi në qoshe Rusinë, duke shkaktuar gjakderdhje në Ukrainë.

“Si produkt i Luftës së Ftohtë, NATO duhet të ishte kthyer në histori kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë.”– tha ai sipas RT-së gjatë një konference të përditshme për shtyp të premten, kur u pyet në lidhje me komentet e homologes së tij ruse Maria Zakharova mbi rolin e NATO-s si një mjet gjeopolitik i SHBA-ve.

Zhao tha se NATO u zgjerua drejt lindjes në Evropë për dekada, në kundërshtim me premtimet e bëra ndaj udhëheqjes sovjetike. Kjo e shtyu Rusinë “në një cep hap pas hapi“, kështu që në fund të fundit, NATO ishte “iniciatori dhe promovuesi më i madh i krizës së Ukrainës” në emër të SHBA-ve, tha zëdhënësi kinez duke shtuar se organizata duhet të reflektojë se cili është kontributi i saj në sigurinë evropiane.

Moska përmendi kërcënimin e paraqitur nga zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s në Ukrainë si një arsye kryesore pse ajo sulmoi fqinjin e saj në fund të shkurtit. Pekini u pajtua me justifikimin, edhe pse kritikoi përdorimin e forcës ushtarake si metodë për zgjidhjen e situatës.

Kina ka akuzuar vazhdimisht vendet perëndimore për përshkallëzimin e tensioneve me Rusinë, duke thënë se refuzimi i tyre për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Moskës ishte shkaku i krizës. Po ashtu Kina refuzoi të bashkohej me sanksionet ndaj Rusisë, duke i quajtur ato të paligjshme dhe të paafta për të zgjidhur problemet.