Vendosni fjalën kyçe....

Princi William dhe Kate Middleton publikojnë kartolinën familjare për festat e fundvitit


Princi William dhe Kate Middleton kanë publikuar një portret familjar bardh e zi sëbashku me tre fëmijët e tyre e cila do të jetë kartolina e tyre për krishtlindjet këtë vit.

Imazhi bardhë e zi i zgjedhur nga Princi dhe Princesha e Uellsit tregon çiftin duke buzëqeshur së bashku me djemtë Princi George, 10 vjeç, Princi Louis, pesë vjeç dhe Princesha Charlotte, tetë vjeç, e cila është ulur në një karrige në frontin e grupit.  

Mbreti dhe Mbretëresha, ndërkohë, kanë zgjedhur një fotografi kurorëzimi të bërë në Pallatin Bakingamin për të hijeshuar kartolinën e tyre festive, e cila do t’u dërgohet miqve, familjes dhe kolegëve.  

Imazhi formal, që tregonte Charles dhe Camilla në dhomën e fronit të pallatit pas ceremonisë në maj, u mor nga fotografi Hugo Burnand i cili kapi çiftin duke qëndruar krah për krah, shkruan Daily Mail.