Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Kumbaro: 2024-ta do të shpallet viti i pyjeve


Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro nga Shkodra bëri të ditur se viti 2024 do të shpallet nga qeveria shqiptare si viti i pyjeve.

Ky vendim vjen si një masë për të mbrojtur edhe më shumë pyjet të cilat më pas mund të na kthehen në një kërcënim të madh nëse nuk trajtohen siç duhet.

Një detyrë të madhe në këtë nisëm do të duhet të kenë bashkitë e vendit tha ministrja Kumbaro gjatë 60-vjetorit të themelimit të shkollës pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër.

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci u shpreh se Shkodra duhet të kthehet në qytetin e natyrës, ndërsa prefektja Majlinda Angoni u shpreh se rreziku nga erozioni dhe të tjera probleme bëjnë që kujdesi për pyjet të shtohet.

Shkolla e mesme pyjore “Kolë Margjini” në qytetin e Shkodrës është e vetmja në gjithë Shqipërinë e cila vijon të prodhojë teknikë pyjesh.