Vendosni fjalën kyçe....

Liverpooli përmbys Palace dhe merr kreun e Premier League


Premier League e futbollit është në javën e 16-të.

Këtë të shtunë sportive gjithçka në ishull nisi në orën 13:30, me Liverpoolin që fitoi 1-2 në udhëtim kundër Crystal Palace.

Të kuqtë e Klopp për momentin marrin vendin e parë, me Arsenalin që ka një ndeshje më pak dhe luan sot kundër Aston Villas në udhëtim. Këtë të shtunë luajnë edhe Brighton edhe Manchester United.

Në “Selhurst Park” të Londrës, vendasit e Crystal Palace u përmbysën 1-2 nga Liverpooli për raundin e 16-të në kampionat. Me këtë tri pikësh të kuqtë e Jurgen Klopp janë përkohësisht në krye të Premier League. Dueli ishte i luftuar në fushë, me pjesën e parë që u mbyll 0-0. Sfida do zhbllokohej në minutën e 57-të nga Mateta, që me penalltinë e tij kaloi Palace në avantazh. Gjithçka do ndryshonte në minutën e 75-të kur Ayeu do linte Palace më një lojtar më pak. Vetëm një minutë më vonë Salah vendosi ekuilibrat në 1-1 pas asistit të Jones. Duhej fundi i lojës dhe konkretisht e 90+1 minutë që Elliott të shënonte golin e fitores për Liverpool pas asistit të Salah. Me 37 pikë të kuqtë janë në krye të kampionatit, një më pak se Arsenali që luan sot kundër Aston Villas.

 

Premier League, java 16-të:

13:30 Crystal Palace 1-2 Liverpool

16:00

Brighton – Burnley

Manchester United – Bournemouth

Sheffield United – Brentford

Wolves – Nottingham

18:30 Aston Villa – Arsenal