Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e biznesmenit në Kurbin, ndalohen dy të dyshuarit babë e bir


Janë ndaluar babë e bir Skënder e Llej Lika, dy të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit në Kurbin.

Sipas “Balkanweb”, ata janë prangosur në zonën e Fushë Milotit nga forcat policisë të Komisariatit të Kurbinit. Në lidhje me ngjarjen është ndaluar dhe një person i tretë.

Ai është Klaudio Beleshi, shoferi, i cili dyshohet se fshehu dhe ndihmoi babë e bir. 

Kujtojmë se biznesmeni Rakip Rroli, apo i njohur ndryshe dhe Pilo Rroli, u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së Premtes kur sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po lëvizte në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras.

Sipas Policisë, dy persona që lëviznin në këmbë i kanë zënë pritë dhe e sulmuan me armë zjarri automatike.Të paktën 7 plumba ka marrë në trup 55-vjeçari duke ndërruar jetë menjeherë në vendngjarje.