Vendosni fjalën kyçe....

“Se kam prekur fytyrën prej një jave”- Këto foto tregojnë se Trump nuk tha të vërtetën


Të mërkurën presidenti amerikan Donald Trump tha se ai nuk e ka prekur fytyrën prej një jave si një masë paraprake sigurie për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Mirëpo disa media kanë publikuar foto që e nxjerrin atë zbuluar, pasi në një takim ku flitej pikërisht për shpërthimin e koronavirusit të hënën e ka bërë këtë gjë, pra ka prekur fytyrën.

“Nuk e kam prekur fytyrën prej një jave. Një javë. Më mungon”- tha Trump në një takim që zv.presidenti Mike Pence ishte duke mbajtur me CEO-n e linjës ajrore në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me koronavirusin.

Por dy ditë më herët, gjatë një takimi me drejtuesit e farmaceutikës për shpërthimin e koronavirusit, presidenti e kishte prekur fytyrën me duar.

Ekspertët mjekësorë i kanë këshilluar njerëzit që të lajnë duart me sapun për 20 sekonda shumë herë në ditë dhe të mos prekin fytyrën, për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së sëmundjes.

Koronavirusi është përhapur përmes personave që janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin, apo kur një person i infektuar kollitet ose teshtin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *