Vendosni fjalën kyçe....

I mori 2 mijë euro përmes mashtrimit një gruaje, arrestohet 55-vjeçari në Gjirokastër


 

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet se përmes mashtrimit i ka marrë një shumë prej 2 mijë eurosh një gruaje.

Pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet F. K., 55 vjeç, banues në Tiranë.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Ishte shpallur në kërkim pasi i mori 2000 euro, një 63-vjeçareje, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

  1. K., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ky shtetas, më datë 13.09.2023, ka përfituar 2000 euro nga një shtetase 63 vjeçe, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale.

Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë rast mashtrimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.