Vendosni fjalën kyçe....

Ndodh edhe kështu/ Bashkia e Skraparit hap tender për drekën në nder të Pëllumb Piperos


Bashkia e Skraparit ka hapur një tender për organizimin e një dreke me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” mjekut Pëllumb Pipero.

Pasi iu dha dekoratasi “Qytetar Nderi”, Bashkia e Skraparit ka vendosur që të shtrojë një drekë për nder të mjekut Pipero

Bashkia ka shpallur ftesën për prezantimin e ofertave për të gjithë të interesuarit. Tenderi do të zhvillohet më 11.06.2020, në orën 10:30.

Dreka do të ketë 60 të ftuar, ndërsa menuja parashikon tre pjata kryesore, pije dhe fruta.

Mjeku Pipero u shpall Qytetar Nderi i Skraparit në fund të muajit mars. Me propozim të kryetarit të Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, dhe Këshilli bashkiak ia akordoi titullin më 28 mars.

Titulli u dha me motivacionin “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike gjatë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik ne përballimin e situatës së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *