Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi: Sot kemi 1237 shërbime publike të digjitalizuara, mundësia për korrupsion në këto raste është zero


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij në Kongresin e socialistëve tha se është i domosdoshëm modernizimi i shtetit si parakusht për luftën kundër korrupsionit.

Ai tha se për këtë gjë, PS ka bërë që rreth 95% e shërbimeve që ofron qeverisja qëndrore, të bëhen online duke shmangun mundësitë për korrupsion në zyrat e shtetit.

“Reforma në Drejtësi si një kusht themelor për të luftuar korrupsionin në sektorin publik. Por është edhe një kusht themelor për të gjitha shërbimet publike që ofrohen. E kemi thënë që nga fillimi, parakusht për të luftuar korrupsionin është modernizimi i shtetit. Dhe askush më shumë se PS nuk e ka bërë diçka të tillë në vend. Sot kemi 1237 shërbime publike tërësisht të digjitalizuara që do të thotë se janë 95% e shërbimeve që ofron qeverisja qëndrore që jepen në rrugë digjitale. Kjo do të thotë se janë këputur marrëdhëniet fizike të 1237 zyrave me publikun, duke bërë të mundur që mundësia për korrupsion në këto raste të jetë zero”- tha Çuçi.

Ai tha se sfida e rradhës për Partinë Socialiste do të jetë shtrirja e digjitalizimit edhe në institucionet e qeverisjes qëndrore.