Vendosni fjalën kyçe....

Wisner takon Bushken dhe Çupin, diskutime për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe reformën në drejtësi


David Wisner, i Ngarkuari me Punë i SHBA këtë të mërkurë është takuar me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut.

Lajmin e ka publikuar Ambasada Amerikane përmes një postimi në Facebook, ku zbulon dhe çështjet për të cilat ata kanë rënë dakord.

“Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme”, thuhet krahas fotove nga takimi.