Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me 3 të vdekur në Venecia, dy nga viktimat janë shqiptarë



Një aksident me  rrugor ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes në provincën e Venecias në Itali. Dy nga viktimat e tragjedisë rrugore raportohet se janë shtetas shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se makina BMW me të cilën udhëtonin tre të rinjtë,  përfundoi në lum pasi doli nga rruga.

Viktimat janë të gjithë në të 20-at e tyre. Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci 26 vjeç e Altin Hoti 22 vjeç, me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.