Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpinë ia shembi tërmeti, familja në Ndroq prej 4 vitesh jeton në çadër: Çfarë bie jashtë, futet brenda


Familja Hoxha, në fshatin Haskolaj, pjesë e Qarkut Tiranë prej katër vitesh jeton në çadër, që prej tërmetit të nëntorit të vitit 2019.

Kryefamiljarja e shtëpisë, ka thënë për News24, se shtëpia e tyre ka mbetur e papërfunduar për shkak të pamundësisë financiare. Më tej ajo shprehet se nipi, 8 vjeç vuan nga sytë dhe nga këmba, gjithashtu dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si çoban.

“Po bëj katër vite që jetojmë në çadër. Nuk na dalin leketë të rregullonim shtëpinë. Ka ngelur në gjysmë. Jetojme 6 personi, unë, burrë, djali, nusja dhe dy fëmijët e tyre. Çfarë bie jashtë, bie brenda. Cadrën e kemi mbajtur me hekura. Frigoriferi na u prish, s’kemi ku vendosim gjërat.

Kemi tre divane dhe fkejmë 2 persona për divan. Unë fle në këmbët e çunit. Shtroj dërrasa dhe dyshekë në tokë. Fle unë se nuk na nxë të gjithë. Më solli një komshi një sobë se kishin ftohtë fëmijët.

Kalamajtë qajnë shumë, na tremben nga i ftohti. Nipi ka probleme me syrin dhe nuk flet mirë. Edhe burri është sëmurë.”, u shpreh kryefamiljarja.

Ndërsa nusja e familjes u shpreh se gjithë dimrin qëndrojnë nëpër baltë. 

“Që prej katër vitesh jemi kështu. Djalin e kam sëmurë nga sytë, doja ta çoja për vizitë, pro skam pasur mundësi monetare. Po ashtu ka probleme me këmbën. Rrugët janë copë-copë, djalin e çoj dhe e sjell vetë në shtëpi. Nuk ka asnjë makinë,” është shprehur ajo.