Vendosni fjalën kyçe....

Të dënuar dhe akuzuar për vepra të ndryshme penale, ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Greqia 3 shqiptarë


Tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia janë ekstraduar nga Italia, Gjermania dhe Greqia drejt vendin tonë.

Bëhet fjalë për Saimir Prenga,  Arjan Gjergji dhe Besmir Kola alias Zef Kola.

Saimir Prenga u ekstradua nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Gj. L., gjatë periudhës 2017-2018, ka shitur rreth 67 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Ndaj tij gjykata ka cakatuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

“Nga Italia në Shqipëri, i shtetasit S. P., 42 vjeç. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 42-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Gj. L., gjatë periudhës 2017-2018, ka shitur rreth 67 kg lëndë narkotike cannabis sativa”,-njofton policia.

Arjan Gjergji u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike cannabis sativa, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

“Nga Gjermania në Shqipëri, i shtetasit A. Gj., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit të Pergjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike cannabis sativa, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021”,-njofton policia.

Ndërsa Besmir Kola alias Zef Kola.u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

“Nga Greqia në Shqipëri, i shtetasit B. K. alias Z. K., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”,-njofton policia.

Këta persona i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.