Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nuk ka ende datë për fillimin e mosbindjes civile


Kreu i PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha në një deklaratë për shtyp u shpreh sot se opozita nuk do të dekurajohet nga paralajmërimet e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Balla një ditë më parë paralajmëroi zbatimin e kodit penal që parashikon dënim deri në 5 vjet burg për aktet e ndodhura në Parlament.

Berisha deklaroi se ende nuk ka një datë kur do të nisë mosbindja civile, por tha se strukturat janë të mobilizuara.

Është një bindje universale që në Shqipëri është instaluar diktatura dhe jemi në një grusht shteti brenda shtetit. Ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme”-tha Berisha.