Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari mesazh për Agron Shehajn: Bashkoji demokratët, por bëje pa Berishën


Evi Kokalari nëpërmjet mbështetjes së treguar për Agron Shehajn për daljen nga PD e Rithemelimit i ka dërguar një mesazh ku i kërkon bashkimin e demokratëve por pa Sali Berishën.

Kokalari thotë se Shehaj ka treguar dinjitet dhe integritet edhe pse i dha mbështetje maksimale foltores së Berishës.

Më tej, Kokalari i sugjeron Shehajt që të gjejë një mënyrë për bashkimin e bazës por pa përfshirë Sali Berishës.

Sipas Kokalarit suksesi në 2025 do arrihet vetëm me një bazë të bashkuar që frymëzon elektoratin gri.

E mbështes totalisht daljen e Agron Shehajt veç nga PD e rithemelimit. Agroni është nga të paktët që dhe pse i dha ndihmën maksimale foltores së Berishës, gjithnjë mbajti dinjitetin dhe integritetin e tij. Personalisht këtë e vlerësoj shumë. Uroj të jetë i përgatitur që sulmet ndaj tij do shtohen pikërisht nga ai grupi që sapo la.

Gjithashtu, nëse ma pranon një këshille, i sugjeroj dhe sidomos duke qenë se është shumë i përfshirë me politikën në Shqipëri si deputet, të gjej një mënyrë të bashkoj bazën, dhe kjo duhet të ndodh pa Berishën.

Berishës i dhamë shumë shanse dhe ai ndërtoi një lëvizje të re frymëzuese në 2021, që largoi dhe Bashën nga PD, vetëm që ta shiste më vone tek Meta dhe Veliaj, gjë që solli Bashën serisht.

Vazhdoj dhe insistoj që i vetmi sukses në 2025 do jetë një bazë e bashkuar, që do frymëzojë dhe elektoratin gri, larg pislliqeve që kemi parë këto kohë në atë parti. Ndryshe, do të marrë shumë kohë para se të shohim të djathtët në pushtet.

Gjithsesi, i uroj suksese dhe fat!”- shkruan Kokalari.