Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet makina në një servis në Shkodër


Një makinë është grabitur gjatë natës në një servis makinash në Shkodër.

Persona ende të paidentifikuar grabitët makinën tip “Fiat” në pronësi të një shtetaseje në një servis në lagjen “Bahçallëk”.

Gjatë natës, në një servis automjetesh në lagjen “Bahçallëk”, është vjedhur një automjet tip “Fiat”, në pronësi të një shtetaseje, banuese në Shkodër.

Grupi hetimor ka siguruar pamje filmike dhe materiale të tjera hetimore, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien në pranga të autorit/ëve të vjedhjes së automjetit”-njofton policia.