Vendosni fjalën kyçe....

Shembet diga në Brazil, kërkohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve


Një shembje dige në verilindje të Brazilit ka çuar në evakuime dhe ka bërë që zyrtarët lokalë të kërkojnë ndihmë urgjente për t’u marrë me përmbytjet.

“Vëmendje! Një digë me një vëllim të madh uji është shembur dhe një përmbytje e fortë e shpejtë duhet të prekë komunën e Itambe brenda pak çastesh,” njoftuan drejtuesit e bashkisë bujqësore në Bahian jugore në Instagram të shtunën në mbrëmje.

Gjithashtu banorët u njoftuan që të largohen menjëherë nga brigjet e lumit Verruga.

Alarmi përfundon me “SOS Itambe”.

Shembja e digës Igua, që ndodhet në periferi të Vitoria da Conquista, u shkaktua nga stuhitë e forta pothuajse dy mujore që morën jetën e 17 njerëzve dhe lanë rreth 4,000 të pastrehë.

Sipas guvernatorit të shtetit, Rui Costa, uji u rrit me një deri në dy metra, dhe në disa vende edhe tre.

Situata e përkeqësuar bëri që kryebashkiaku i Vitoria da Conquista, Sheila Lemos, të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe të kërkonte ndihmë urgjente nga autoritetet federale dhe shtetërore, si dhe nga anëtarët e parlamentit që përfaqësojnë Bahia-n në Kongresin Kombëtar.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rogério Marinho, njoftoi të dielën se ekipet e Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Shëndetësisë ishin rrugës për në Bahia për të ndihmuar popullsinë e prekur.

Megjithatë, situata mbetet e paqëndrueshme, pasi Bahia do përballet me më shumë reshje shiu në të ardhmen.