Vendosni fjalën kyçe....

Sot dita e Çlirimit, Meta: LANÇ do të mbetet gjithmonë një frymëzim për të gjithë brezat që duan një Shqipëri të lirë


Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve me rastin e festës së 29 Nëntorit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson se lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një frymëzim për të gjithë brezat që duan një Shqipëri të lirë, europiane, të zhvilluar dhe të begatë.

REAGIMI I METËS

Gëzuar 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, një nga ngjarjet më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar.

Mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata djem dhe vajza të kombit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.

Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një frymëzim për të gjithë brezat që duan një Shqipëri të lirë, europiane, të zhvilluar dhe të begatë.