Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina dhe një motor në Tiranë, plagosen dy persona


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet ku janë përfshirë dy makina dhe një motor.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motorr me drejtues F. K dhe pasagjer E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *