Vendosni fjalën kyçe....

Makina me tre minorenët doli nga rruga në Sarandë, humb jetën te Trauma 14-vjeçari


Nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve nga aksidenti i 22 nëntorit 14-vjeçari Arjol Dervishaj.

Ai u soll me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranës pas aksidentit por fatkeqësisht nuk ka mundur dot të jetojë.

Në aksidentin ku u lënduan tre minorenë, 14-vjeçari mori dëmtim në kokë.

Aksidenti ndodhi para 5 ditësh në rrugën Stjar-Bajkaj.

Mjeti që drejtohej nga 14-vjeçari Orges Kalo doli nga rruga ndërsa pas ngjarjes policia procedoi pronarin e makinës, të atin e minorenit, 41-vjeçarin Orest Kalo.