Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Balla urojnë 31-vjetorin e PS-së, falenderime për themeluesit dhe patronazhistët


Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me një urim për 31-vjetorin e Partisë Socialiste. Po kështu edhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Taulant Balla.

Të dy kanë publikuar foto trëndafilash, krahas mesazhit të tyre për këtë përvjetor të veçantë.

Rama kujton të gjithë ata që kanë kontribuuar në PS, që nga themeluesit, liderin Fatos Nano e deri patronazhistët.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot #PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë.”- shkruan Rama.

Balla gjithashtu ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj themeluesve dhe të gjithë kontributorëve ndër vite.

“Gëzuar Ditëlindjen e 31 të Partisë Socialiste. Mirënjohje themeluesve kurajozë, të gjithë kontributorëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresiste e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane🇦🇱🇪🇺. Mirënjohje anëtarëve, patronazhistëve, simpatizantëve dhe çdo votuesi në këtë ditëlindje të famijes sonë të madhe. GËZUAR!”- shkruan ai.