Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet në PD-Rama shpërndan thënien e koduar: Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një thënie të Samuel Beckett ku duket një mesazh i koduar për përplasjen në PD mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur”-poston Rama.

Rama duket komod me situatën në PD ku partia më e madhe opozitare i ka hyrë një lufte të brendshme duke e lënë qeverinë të pashqetësuar.

Ditën e sotme përplasja në PD nga shkarkimet e ndërsjella kaloi në një përplasje pothuaj fizike për marrjen e zyrave të selisë blu.