Vendosni fjalën kyçe....

Shiu “pushton” shkallaret e Sarandës, probleme edhe në Malësi të Madhe e Ksamil (Video)


Reshjet e ditës së sotme kanë shkaktuar disa probleme në Koplik, Sarandë e Ksamil.

Në Koplik, reshjet çuan në daljen nga shtrati të Përroit të Thatë që vërshoi në rrugët e qytetit.

Përmbytja shkaktoi dëme materiale pasi disa banesa e biznese përfunduan nën ujë.

Dëme u shkaktuan edhe në fshatin Gradec dhe në lagjen Culaj në qytetin e Koplikut.

Reshjet shkaktuan përmbytje edhe në qytetet jugore, Sarandë e Ksamil.

Në Sarandë u përmbyt shëtitorja ndërsa në Ksamil disa rrugë me bizneset përreth.