
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka kaluar në seancë plenare mbi bazë dokumentash kërkesën e Ajola Xoxës, e cila kundërshton vendimet e mëparshme gjyqësore lidhur me kontrollet dhe sekuestrimet.
Xoxa kërkon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave më të ulëta, duke i cilësuar ato si antikushtetuese dhe në shkelje të parimeve të një procesi të rregullt ligjor.
Në këtë çështje palë është edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pritet të paraqesë me shkrim prapësimet ndaj pretendimeve të paraqitura nga Xoxa dhe subjekti tjetër kërkues, shoqëria “Partners Law”.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë dokumentacionin përkatës përpara se të marrë një vendim mbi kërkesën.