Vendosni fjalën kyçe....

Media britanike – Boris Johnson po mendon dorëheqjen, s’i del rroga si kryeministër


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, duket se po mendon të lërë postin e tij pranverën e ardhshme pasi nuk po ia del të përballojë shpenzimet me pagën prej 150,402 stërlinash në vit, sipas mediave britanike.

Johnson planifikon të largohet nga detyra sapo të ketë përfunduar Brexit dhe të nxjerrë vendin nga pandemia Covid-19, njoftoi Daily Mirror, duke shtuar se kryeministri mund të dorëhiqet brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Sipas disa deputetëve konservatorë, që biseduan me Daily Mirror, gjithçka është për shkak se kryeministri e gjen pagën e tij nënçmuese, madje edhe në krahasim me profesionin e tij të mëparshëm.

Burimet i thanë gazetës se Johnson u ankua privatisht se nuk ishte në gjendje të jetonte me 150,402 stërlina në vit. Artikulli sugjeron gjithashtu se ai thjesht nuk mund të përtypë idenë se paraardhësja e tij, Theresa May, që gjithashtu dha dorëheqjen më herët pasi marrëveshja e saj e Brexit u refuzua nga parlamenti, që atëherë ka fituar 1 milion stërlina në qarqet  akademike. Boris thuhet se beson se ai mund të fitonte të paktën dy herë më shumë duke bërë të njëjtën gjë.

Në fakt, ai fitoi 160,000 stërlina nga vetëm dy fjalime të mbajtura një muaj pak para se të bëhej kryeministër. Duhet përmendur se Johnson gjithashtu gëzonte të ardhura të qëndrueshme prej 23,000 stërlinash muaj si një kolumnist i Daily Telegraph, që përkthehet në 275,000 stërlina në vit.

Në vitin 2019, kur Johnson ishte gati të merrte postin e kryeministrit, Sunday Times njoftoi se të ardhurat e tij do të binin nga një total prej 829,000 stërlinash, të cilat ai kishte fituar gjatë vitit të kaluar duke kombinuar pagat e tij si deputet dhe kolumnist me të ardhura nga fjalimet publike dhe honoraret e librave,  te paga standarde e kryeministrit prej 150,402 stërlinash në vit, të cilën ai e fiton tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *