Vendosni fjalën kyçe....

“Të mos kërcejmë sipas qejfit të tyre” – Provokon Orban, e shfaq Von der Leyen-in krah Soros-it


Partia në pushtet e Hungarisë zbuloi tabelat që fyejnë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

Tabelat që u vunë gjatë natës për të nisur fushatën për zgjedhjet parlamentare evropiane të qershorit të ardhshëm, përshkruajnë Von der Leyen së bashku me Alex Soros, djalin e financierit liberal me origjinë hungareze George Soros, një objektiv i përhershëm armiqësie nga Partia Fidesz e  kryeministrit Orban.

Slogani thotë: “Le të mos kërcejmë sipas muzikës së tyre “.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer tha se tabelat nuk e shqetësonin von der Leyen.

“Ia tregova fotot presidentes. Ajo ishte krejt e qetë,” tha ai.

“Ne e dimë që nuk është hera e parë, ndoshta nuk është hera e fundit. Kemi punë për të bërë. Kemi kriza për të menaxhuar, kemi politika për të zbatuar.”

Tabela të ngjashme që tregojnë paraardhësin e Von der Leyen, Jean-Claude Juncker, së bashku me të moshuarin Soros, tërhoqën një qortim nga Brukseli në vitin 2019. Fidesz i hoqi ato pasi grupi kryesor i qendrës së djathtë EPP në Parlamentin Evropian kërcënoi se do e dëbonte partinë hungareze. Fidesz u largua nga EPP dy vjet më vonë.

Orban, qeveria e të cilit është përpjekur të zhbllokojë miliarda euro në fondet e BE-së të pezulluara nga Brukseli për politikat e Fidesz, tha të shtunën se Hungaria “duhet t’i thotë jo modelit aktual të Evropës të ndërtuar në Bruksel”.

Hungaria pritet të jetë fokusi kryesor i samitit të ardhshëm të BE-së në mes të dhjetorit, pasi vendi i BE-së më dashamirës ndaj Rusisë dhe skeptik ndaj planeve për t’i ofruar Ukrainës një rrugë për t’u bashkuar me bllokun, pritet të jetë çështja kryesore e samitit.