Vendosni fjalën kyçe....

Pas SHBA dhe Britanisë edhe ambasadori gjerman i bën thirrje klasës politike që të bashkëpunojë


Në një reagim, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner thotë se Parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij kushtetues. Ai është shprehur se po i ndjek i shqetësuar zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë.

Deklaratë e Ambasadorit Karl Bergner:

“Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.

Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve”.