Vendosni fjalën kyçe....

Fermerët në Francë në protestë, makina përplas protestuesit, humb jetën 30-vjeçarja dhe plagoset vajza e saj



Një fermere rreth të tridhjetave humbi jetën ndërkohë që burri dhe vajza e saj u plagosën rëndë kur një makinë u përplas në një postbllok gjatë një proteste nga fermerët në Francë.

Fermerët kanë bllokuar rrugët kryesore prej disa ditësh në një nga rajonet kryesore të bujqësisë në Francë.

Sipas informacioneve, aksidenti në jug të Toulouse nuk ishte i qëllimshëm, tha prokurori lokal.

Ministri i Bujqësisë Marc Fesneau tha se ishte një ‘tragjedi për të gjithë ne’.

Autoritetet thanë se burri i saj ishte plagosur rëndë dhe gjendja e vajzës së saj 14-vjeçare ishte shqetësuese. Fermerja që vdiq ishte anëtare e sindikatës kryesore të fermerëve FNSE.

Ndërsa protestat e fermerëve u përhapën në të gjithë Francën, kreu i sindikatës Jeunes Agriculteurs (Fermerët e Rinj), Arnaud Gaillot, tha se ai kurrë nuk kishte parë protestues kaq të vendosur.

Protestat më të fundit filluan në jug-perëndim javën e kaluar. Edhe pse është një nga rajonet më të rëndësishme bujqësore në vend, FNSEA tha se fermerët në këtë pjesë të Francës kanë të ardhurat më të ulëta.

Më shumë se 400 traktorë javën e kaluar bllokuan qendrën e Toulouse, shtëpia e rreth 800 mijë njerëzve; dhe gjatë ditëve të fundit disa autostrada kyçe në jugperëndim janë bllokuar tërësisht nga fermerët.

I vetëdijshëm se sa e ndjeshme është situata politikisht, ministri i brendshëm francez tha të hënën se nuk do të urdhërojë policinë të heqë bllokadat.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC